Ndahet nga i dashuri,vret veten 16 vjecarja.

Nje vajze 16 vjecare nga fshati Dollogozhde i Struges, i ka marre jeten vetes, naten e mbremshme ne rrethana te cilat as pjesetaret e familjes se saj nuk mund t’i sqarojne qarte.

Mesohet se 16 vjecarja F.M., nxenese e vitit te dyte te gjimnazit "Dr Ibrahim Temo" ne Struge, pasi eshte kthyer nga shkolla ka shkuar ne dhomen e saj dhe, si duket ka pire nje sasi te konsiderueshme tabletash, te cilat i shfrytezonin anetaret tjere te familjes.policia pasi ka pyetur rreth ngjarjes shoqerine e saj , ka zbuluar se 16 vjecarja ka kaluar ne gjendje krize pasi eshte ndare nga i dashuri.

Vajza e re eshte gjetur nga anetaret e familjes se saj ne gjendje te rende shendetesore, te shoqeruar me te vjella dhe ata menjehere e kane nisur per ne spital. Por, fatkeqesisht rruges per ne spital, vajza e re ka nderruar jete.