Të përjashtuarit e PD-së “viktima” të klaneve brenda partisë, më i humbur klani i Jozefina Topallit. Ja lista e plotë!


Lista e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 23 qershorit nuk do të ketë plot 31 deputetë “të vjetër”. Kjo do të thotë afërsisht 50 për qind e listës së demokratëve është rinovuar në krahasim me atë të katër viteve më parë ndërsa më I prekur është  qarku i Tiranës, ku nga 15 deputetë që PD-ja fitoi në zgjedhjet e 2009-s, sot gjashtë nuk janë, ose janë në vende ku nuk fitojnë, ndërkohë që i vetmi me shpresë është Tritan Shehu, që renditet i 16-ti.
Në listën e atyre që largohen janë: Ilir Rusmali, Viktor Gumi, Lajla Përnaska e Luan Skuqi. Në të njëjtën kohë ndryshime të mëdha kanë ndodhur edhe në Shkodër, ku tre deputetë, Trashani, Bushati dhe Cobaj, janë larguar, ndërsa Gjokë Uldedaj është i teti në një zonë ku PD-ja në vitin 2009 mori shtatë mandate.Në këtë qark, deputetët e sipërpërmendur cilësohen nga analistët si pjesë e klanit të kryparlamentares Topalli e cila sipas zërave të pakonfirmuar ka dështuar përballë klaneve të tjera brenda partisë.
Ja listë e 31 emrave të përjashtuar:
Mehmet Xheka
Jemin Gjana
Selami Xhepa
Ndriçim Babasi
Gazmend Oketa
Ylli Lama
Adriana Gjonaj
Rrahim Çota
Sybi Hida
Enkelejd Alibeaj
Fatos Beja
Ilir Bano
Vasillaq Ngresi
Ismail Hoxha
Ledina Aliolli
Fatos Hoxha
Mark Marku
Paulina Hoti
Rrajmond Hoxha
Arenca Trashani
Astrit Bushati
Ramiz Çobaj
Paulin Sterkaj
Vath Tabaku
Ilir Rusmali
Lajla Pernaska
Luan Skuqi
Rajmonda Bulku
Viktor Gumi
Kreshnik Çipi
Leonard Demi
Në dyshim
Tritan Shehu
Gjok Uldedaj