Arben Malaj mbeshtet PD.(FOTO)

Ish-deputeti socialist Arben Malaj i ka bërë një apel publik për arritjen e një konsensusi për miratimin e tre ligjeve te propozuar nga Partia Demokratike. “ Ju falenderoj të gjithë ju që më inspironi të vazhdoj këtë garë pro të ardhmes europiane të Shqipërisë, për të cilën unë u gjykova dhe u penalizova për thyerje të “disiplinës partiake”. 

Si deputet i vendit tim sërish drejtohem me një apel publik që pikërisht sot në ditën e Europës së paqes dhe prosperitetit, të arrihet një konsensus për t’i votuar ligjet. Do të jetë dinjitoze që ky Parlament të mos mbyllet pa i miratuar tre ligjet. Të veprojmë në bazë të detyrimit për të ardhmen europiane të të gjithë shqiptarëve.

Të veprojmë me vizionin dhe përgjegjësinë ndaj të ardhmes dhe jo me inate personale apo interesa elektorale”, ka shkruar Malaj në rrejtin social “Facebook”.

Më tej ai ka shprehur mbështetjen e tij për propozimin e përsëritur të LSI për miratimin e ligjeve. “T’a arrijmë sot këtë konsensus, sot në këtë ditë simbolike.  T’a votojmë me vullnet të plotë dhe përgjegjësi të qartë për të ardhmen tonë. Do të jetë mënyra më drejtpërdrejtë, më e plotë edhe për një mirënjohje ndaj SHBA dhe BE që po e mbështesin Shqipërinë dhe Ballkanin drejt të ardhmes euro-atlanetike”,- përfundon ai.