Film për Lionel Messin

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, së shpejti do të ketë një film i cili do të përshkruajë jetën dhe karrierën tij.


Kompania “Epic Pictures” tashmë ka blerë të drejtat e biografisë “Messi: The Inside Story of the Boy Who Became a Legend”, të autorit Luca Caioli, raporton Variety, dhe së shpejti pritet ta shndërrojë atë edhe në projekt filmin.


Drejtuesit e studios, Patrick Ewald dhe Shaked Berenson, aktualisht janë duke u takuar me skenaristë dhe regjisorë të mundshëm, me filmin që pritet të jetë i gatshëm para Kupës Botërore, që fillon më 12 qershor të vitit 2014 në Brazil.


Filmi raportohet se do të fokusohet për të treguar historinë e një djaloshi argjentinasi i cili vjen nga një familje e varfër për të tejkaluar gjatësinë e shkurtër trupore për t’u bërë njëri prej më të mëdhenjve të futbollit.
“Qëllimi është të krijojmë një film të fuqishëm dhe pozitiv i cili do t’i ndihmojë publikut të ndjehen të inspiruar dhe të ndjekin ëndrrat e tyre pavarësisht sa të pamundshme mund të duken ato”, ka thënë Ewald.