Si ti besh femrat per vete(FOTO).


Mashkulli fillon të pëlqehet gjithnjë e më shumë natyral. Sipas femrave mashkulli me pak mjekër është më tërheqës dhe i parezistueshëm në raport me ata që i heqin qimet në fytyrë.

Për më tepër pak mjekër përcjell një ndjesi më të madhe sigurie për mashkullin si dhe një figurë atërore më mbrojtëse.
Këto rezultate janë fryt i një studimi kurioz të University of New South Wales në Australi dhe i publikuar në revistën Evolution and Human Behavior. Ekspertët arritën në këtë konkluzion pasi analizuan 177 femra e 351 meshkuj.
Që të gjithë këta persona u ftuan të vlerësonin se sa tërheqës i cilësonin meshkujt pa mjekër dhe ata me mjekër në varësi të gjatësisë së saj.
Nga krahasimi i të gjithë rezultateve mjekra më tërheqëse dhe seksi u vlerësua ajo e vetëm 10 ditëve, por pa kaluar këtë gjatësi.