Grabitje spektakolare ne Fushe-Kruje(FOTO)


Rajoni i policise, Fushe-Kruje.

Grabitet me armë e maska banesa e një biznesmeni më Fushë Krujë. Policia lokale ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ndërsa në banesën e biznesmenit ndodhej vetëm një grua. 

Paraprakisht mësohet se dy persona me maska kanë hyrë forcërisht në banesë, nga ku kanë arritur të marrin rreth 100 mijë euro.

Policia është njoftuar për ngjarjen nga vetë i dëmtuari dhe tashmë po punohet për të gjetur ndonjë gjurmë të mundshme të grabitësve, që do të çojë në identifikimin dhe kapjen e tyre.